Klinika Dentare B Dental Pro është një klinikë dentare ekselence e vendosur në Elbasan, rreth 25 minuta me makinë nga Tirana dhe të paktën 45 minuta nga aeroporti. Në dispozicionin tuaj do të jetë një ekip i yni i trajnuar që do të ofrojë asistencë, në italisht dhe anglisht, me mbërritjen tuaj në Tiranë ose Elbasan.
Klinika B Dental Pro është e specializuar në ofrimin shërbimeve të implantologjisë, implanteve zigomatikë, dentistrisë së përgjithshme, dentistrisë për fëmijë dhe ortodoncisë nga një ekip profesionistësh e mjekësh me përvojë.
Inovacioni dhe teknologjia, janë qasja kryesore e klinikës sonë me teknologjinë më të fundit të pajisjeve për t’u garantuar pacientëve tanë trajtimet më të mira. Ne punojmë gjithmonë me një qasje të personalizuar për të zgjidhur problemet dentare të pacientit tonë, madje edhe ato më komplekse, me profesionalizëm dhe kujdes maksimal. Krahas teknologjisë dhe inovacionit, ne përdorim produkte cilësore dentare, për implantet dentare, kurora, fasetat estetike, të prodhuara në BE, kryesisht Itali dhe Gjermani të pajisura me certifikimi CE, garanci dhe pasaportat e implantit.
Klinika B Dental Pro ju ofron gjithashtu paketa dhe guida për pikat më të bukura në Shqipëri gjatë periudhës suaj të qëndrimit. Ju garantojmë që do të përjetoni një eksperiencë unike gastronomike, apo edhe duke vizituar lokalitete pranë Tiranës dhe Elbasanit.