Për të gjitha shërbimet dentare që fillojnë dhe mbarojnë brenda një seance (heqje, mbushje, etj.) pacienti duhet të paguajë të gjithë shumën në fund të kësaj seance.
Në rastet e shërbimeve apo paketave dentare në të cilat nevojiten dy ose më shumë takime për të mbaruar të gjithë trajtimin ( për shembull paketat “All on 4”, “All on 6”, etj.), pacienti duhet të paguajë 60% të shumës totale në takimin e parë dhe pjesën e ngelur në takimin e dytë.
Në rastet e protezave fikse të qeramikës ( faseta, korona, etj.) pacienti duhet të paguajë 30% të shumës totale në momentin që merret masa dhe pjesën e ngelur në përfundim para ngjitjes së dhëmbëve.
Në rastet e aparateve apo maskerinave të ortodoncisë së padukshme, pacienti duhet të paguajë 50% të shumës totale në momentin që pranon trajtimin e propozuar dhe pjesën e ngelur në momentim e marrjes së maskerinave/aparateve.
Ofrojmë mënyra të ndryshme të pagesës në varësi të kërkesave tuaja. Mund të bëni pagesën “cash” ose me kartë krediti. Shuma e nevojshme mund të tërhiqet edhe në bankomatet e Tiranës. Nëse vendosni të bëni pagesë me kartë krediti nëpërmjet POS-it tonë, duhet të paguani shtesë komisionin e transfertës që përbën 3% të shumës së paguar
Në fund të trajtimit lëshohet një modul garancie i cili nënshkruhet nga të dyja palët, pacienti dhe klinika. Për të përfituar nga garancia është e nevojshme që pacienti të respektojë në menyrë strikte të gjitha kushtet dhe këshillat.
Pasi të jetë nënshkruar moduli, garancia është e vlefshme vetëm në rastet kur pacienti ka kryer në klinikën tonë ndërhyrjen kirurgjikale së bashku me fazën protetike.
Të gjithë implantet që përdorim janë të çertifikuar dhe të pajisur me pasaportën implantare me një numër unik serial. Megagen, Straumann, Schutz, Dentsply dhe të gjithë distributorët e implanteve me te cilët ne bashkëpunojmë, ofrojnë garanci të përjetshme për vidën e implantit dhe për pjesët protetike.
City Dental Clinic zotohet të rivendos me shpenzimet e veta, një implant dentar të pa osteointegruar, pacientëve që kanë ndjekur në mënyrë të rregullt këshillat e kirurgut oral-maksilo-facial si dhe kanë informuar atë për çdo problem që mund të kenë hasur gjatë periudhës së osteointegrimit. Ofrojmë 10 vjet garanci për të gjitha problemet klinike që mund të shfaq një implant dentar: perimplantit, fraktura të vidës apo komponenteve protetike, etj…
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti i dëmton implantet për arsye të ndryshme nga përtypja, për shembull: aksidente rrugore, incidente në punë, trauma në lojërat sportive, apo vese të ndryshme si “ngrënia e thonjve”, mbajtja e materiale të forta midis dhëmbëve si stilolaps, metal, etj…
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti vuan nga bruksizmi (shtrëngim i pavullnetshëm i dhëmbëve gjatë ditës/natës) dhe nuk pranon të mjekohet apo nuk mban gjatë natës shinën mbrojtëse të këshilluar nga mjeku.
Garancia nuk është e vlefshme në pacientë epileptik apo në pacientë që vuajnë nga shqetësime psikologjike, kriza ankthi apo paniku. është e zakonshme në këta pacientë që të dëmtojnë implantet nga forca e egzagjeruar që aplikohet mbi dhëmbë gjatë krizave të tyre
Garancia nuk është e vlefshme në rastet kur implantet dentare dëmtohen nga patologji të cilat nuk janë të shkaktuara prej tyre, dhe nga lezione që nuk kanë qenë prezente në momentin e vendosjes (kistat e nofullave, tumoret, etj).
Pacienti nuk mund të përfitojë nga garancia nëse nuk është kujdesur për higjenën orale të përditshme, nëse nuk ka ndjekur këshillat që i ka dhënë mjeku për përdorimin apo mirëmbajtjen e protezave mbi implante dhe nëse nuk i është nënshtruar kontrollit dhe pastrimit profesional periodik çdo 6 muaj në një klinikë dentare të liçensuar. Pacienti çdo dy vjet duhet të bëj një grafi panoramike dixhitale dhe duhet ta dërgoj atë në adresën elektronike të klinikës.
Ofrojmë 5 vjet garanci për kurorat, fasetat dentare dhe potezat fikse/të lëvizshme mbi implante. Nëse kurora/faseta/ura lëviz, klinika bën ringjitjen e saj. Nëse kurora/faseta/ura thyhen gjatë ushqimit klinika e zëvendëson me një punim të ri.
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti e dëmton punimin protetik për arsye të ndryshme nga përtypja, për shembull : aksidente rrugore, incidente në punë, trauma në lojërat sportive apo vese të ndryshme si “ngrënia e thonjve”, mbajtja e materiale të forta midis dhëmbëve si stilolaps, metal, etj…
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti vuan nga bruksizmi (shtrëngim i pavullnetshëm i dhëmbëve gjatë ditës/natës) dhe nuk pranon të mjekohet apo nuk mban gjatë natës shinën mbrojtëse të këshilluar nga mjeku.
Garancia nuk është e vlefshme në pacientë epileptikë apo në pacientë që vuajnë nga shqetësime psikologjike, kriza ankthi dhe paniku. Është e zakonshme në këta pacientë që të dëmtojnë punimet protetike nga forca e egzagjeruar që aplikohet mbi dhëmbë gjatë krizave të tyre.
Garancia nuk është e vlefshme në rastet kur dhëmbët që mbajnë elementët protetikë dëmtohen nga patologji të cilat nuk janë të shkaktuara prej tyre, dhe nga lezione që nuk kanë qenë prezente në momentin e vendosjes (kistat e nofullave, tumoret, etj)
Klinika jonë ofron 2 vjet garanci për mbushjet e kompozitit dhe 3 vjet garanci për mbushjet e qeramikës (inlay, onlay).
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti dëmton mbushjet për arsye të ndryshme nga përtypja, për shembull : aksidente rrugore, incidente në punë, trauma në lojërat sportive apo vese të ndryshme si “ngrënia e thonjve”, mbajtja e materiale të forta midis dhëmbëve si stilolaps, metal, etj…
Garancia nuk është e vlefshme nëse pacienti vuan nga bruksizmi (shtrëngim i pavullnetshëm i dhëmbëve gjatë ditës/natës) dhe nuk pranon të mjekohet apo nuk mban gjatë natës shinën mbrojtëse të këshilluar nga mjeku.
Garancia nuk është e vlefshme në pacientë epileptikë apo në pacientë që vuajnë nga shqetësime psikologjike, kriza ankthi apo paniku. Është e zakonshme në këta pacientë që të dëmtojnë mbushjet nga forca e egzagjeruar që aplikohet mbi dhëmbë gjatë krizave të tyre.
© 2024 B Dental Pro- www.bdentalpro.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara. Krijuar nga Imagjino Albania
© 2024 B Dental Pro- www.bdentalpro.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara. Krijuar nga Imagjino Albania