Implantet
Zigomatikë

Implantet zigomatike mund të përdoren për të vendosur një proteze fikse, e cila përmirëson jo vetëm funksionin por edhe estetikën e dhëmbëve

Implantet
Zigomatikë

Implantet zigomatike mund të përdoren për të vendosur një proteze fikse, e cila përmirëson jo vetëm funksionin por edhe estetikën e dhëmbëve

Implantet zigomatikë

Vendosja e implanteve zigomatike është një metodë specifike që përdoret për të trajtuar pacientët që kanë pësuar humbje kockore. Këto implante janë më të gjata dhe me kënd më të pjerrët sesa ato që përdoren gjatë procedurave të zakonshme të implanteve dentare.

Në vend që të vendosen direkt në kockën e nofullës, gjatësia e implanteve zigomatike mundëson vendosjen e tyre në mollëzën e pacientit (zigoma). Zigoma është një kockë tepër e dendur e cila ofron mbështetje të mjaftueshme për implantet gjatë gjithë jetës së pacientit.

Ky lloj implanti është veçanërisht i dobishëm për pacientët me humbje të rëndë kockore të cilët janë refuzuar nga klinika të tjera. Shkalla e suksesit është jashtëzakonisht e lartë pasi transplantimi kockor nuk është i nevojshëm. Kur vendosen nga një kirurg i trajnuar, implantet zigomatike janë të sigurta dhe kanë ndihmuar mijëra njerëz të rikuperojnë shëndetin e tyre.

Përdorimet e Implanteve Zigomatike

Kur nuk ka kockë të mjaftueshme në dispozicion, implantet zigomatike mund të përdoren për të vendosur një proteze fikse, e cila përmirëson jo vetëm funksionin por edhe estetikën e dhëmbëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së pacientit. E gjithë procedura zakonisht zgjat rreth 24 orë. Kirurgu do të vendosë për numrin e saktë të implanteve zigomatike që nevojiten; zakonisht kërkohen 2 deri në 4 implante.

Kirurgët tanë Oral dhe Maksilo-Facial janë të vetmit specialistë me përvojë që kryejnë procedurat e implantit zigomatik. Ky trajtim është më i komplikuar se implantet e zakonshme dentare dhe kërkon më shumë kohë për t’u kryer. Megjithatë, brenda 24 orëve, dentistët tanë mund të sigurojnë vendosjen e një grupi dhëmbësh të përhershëm të mbështetur tek implantet. Implantet zigomatike ofrojnë një zgjidhje për pacientët që kanë nuk kanë sasi të mjaftuehme kockore për implantet dentare tradicionale. Përdorimi i këtyre implanteve shmang problemet që mund të ndodhin gjatë një procedure për transplantin kockor.

Ky trajtim është zgjedhja e preferuar për njerëzit me humbje të rëndë kockore që duan të zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Studimet shkencore kanë vërtetuar qendrueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të implanteve zigomatike. Për më tepër, të gjithë ata pacientë që kanë kryer këtë trajtim janë të kënaqur me pamjen dhe funksionin e dhëmbëve të rinj.

Si funksionon një procedurë zigomatike?

Pas vendosjes së implantit zigomatik, një grup dhëmbësh të përkohshëm, i cili njihet si “protezë me ngarkesë të menjëhershme” që vendoset mbi implante. Ndryshe nga protezat e lëvizshme, implantet qëndrojnë të palëvizshme kur flisni apo hani. City Dental Clinic do t’ju japë të gjitha udhëzimet që ju nevojiten për të mbajtur të pastër dhëmbët tuaj. Gjithashtu ne do të kryejmë kontrolle vjetore për të garantuar mirëqenien tuaj.

Pas 4 muajsh rikuperim, do të vendosen dhëmbët e përhershëm të cilët janë njësoj me dhembët tuaj natyralë si në pamje ashtu edhe në ndjesi. Vendosja e këtyre dhëmbëve ndihmon për të rregulluar çdo problem të mundshëm si rikthimi e indit të mishrave të dhëmbëve në madhësinë e tij normale pas operacionit. Para se të vendosen dhëmbët e përhershëm, sugjerohet që të konsumoni një dietë me ushqime të buta. Por, cilat janë karakteristikat kryesore të dhëmbëve që vendosen me anë të implanteve zigomatike?

bdental_slidermain_02
bdental_slidermain_01.1
bdental_slidermain_03

Kërkesë për një preventiv

Ne mund t'ju dërgojmë një vlerësim për të gjithë punën që duhet të bëjmë bazuar në panoramën tuaj dentare. Ky shërbim është pa pagesë dhe kryhet me përkushtim maksimal nga stafi ynë