Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit.
Fasetat direkte me kompozit
Këto faseta krijohen duke shtuar mbi dhëmbë shtresa të ndryshme kompozitësh dentarë. Eshtë një proçedurë që mbaron në një seancë prandaj nuk ka nevojë për fazat laboratorike. Ato sigurojnë një estetikë të mirë, por në krahasim me fasetat qeramike, e humbasin pak shkëlqimin fillestar me kalimin e viteve. Një ndër avantazhet e tyre, përveç kostos dhe thjeshtësisë, është që janë të riparueshme në rast se pësojnë dëmtime të vogla.
Fasetat feldspatike
Janë më të mirat nga pikëpamja estetike, por edhe më të kushtueshmet duke qënë se proçesi i prodhimit të tyre është komplet artizanal dhe kompleks. Modelimi i tyre bëhet me dorë duke vendosur qeramikën shtresa-shtresa mbi dhëmbin në modelin e allçisë. Sigurojnë estetikë dhe natyralitet maksimal. Janë më pak të forta se fasetat emax dhe kanë përputhje më të ulët me dhëmbin se ato.
Fasetat Emax
Fasetat Emax përbëhen nga qeramikë e presuar (Emax press Ivoclar). Kanë një estetikë të shkëlqyer, mbase edhe pse jo të njëjtë me ato feldspatike. Megjithatë avantazhet nuk janë të pakta, mbi të gjitha për sa i përket jetëgjatësisë dhe rezistencës. Fasetat feldspatike humbasin pak nga natyraliteti i tyre pas disa viteve dhe janë më jetëshkurtra se ato Emax. Ndërkohë fasetat Emax kanë puthitje më preçize me dhëmbin por kërkojnë preparimin e më shumë strukture dentare për ti realizuar.Te dyja ofrojnë buzëqeshjen që keni ëndërruar! Ja lini në dorë profesionistevë tanë të vendosin se cila alternativë është më e mirë për ju.
Protezat Dentare
Mungesa e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të zakonshme të pacientëve. Përveç problemit estetik dhe psikologjik që ul besimin në vetvete, mungesa e dhëmbëve sjell edhe pasoja funksionale, dëmtime të artikulacionit temporo-mandibular, kequshqyerje dhe probleme në sistemin tretës.Klinika jonë vë në dispozicion të gjitha njohuritë për ti rikthyer pacientëve buzëqeshjen dhe funksionin, duke ju përshtatur më së miri edhe gjëndjes ekonomiko-sociale të tyre.
Protezat e Lëvizshme
Protezat fikse
Dentistria Konservative
Trajtimi i kariesit dentar
Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar