Klinika B Dental Pro ju ofron gjithashtu paketa dhe guida për pikat më të bukura në Shqipëri gjatë periudhës suaj të qëndrimit. Ju garantojmë që do të përjetoni një eksperiencë unike gastronomike, apo edhe duke vizituar lokalitete pranë Tiranës dhe Elbasanit.
Male, qytete të ndryshme, lokalitete rurale, vendet historike dhe specialitete gastronomike presin të zbulohen gjatë qëndrimit tuaj. Ne ofrojmë një paketë të plotë për një udhëtim pa stres duke filluar nga ndihma para udhëtimit, rezervimi i fluturimeve ajrore, shoqërimi juaj gjatë qëndrimit dhe guida turistike ditore.
Akomodimet ofrohen në vende të qeta, në afërsi me klinikën dhe me kushte moderne. Për të siguruar një eksperiencë unike, ne ofrojmë një shërbim me stafin shoqërues në vend, nga mbërritja në aeroport deri në kthim. Gjithashtu ju ofrojmë mundësinë që të keni një përkthyes vendas në italisht ose anglisht, gjithmonë i pranishëm në klinika që do t’ju ndihmojë të komunikoni me stafin mjekësor.
Paketat tona përfshijnë udhëtime disa orëshe ose ditore në zonat urbane dhe rurale pranë Tiranës dhe Elbasanit. Vende historike, bukuri natyrore dhe destinacione popullore janë pjesë e guidave tona. Gjatë ditëve të qëndrimit do të mund të shkojmë shpesh në pika kulinare me gatime tradicionale, ose në vende ku ofrohen menu gatimi italiane.
Akomodimet ofrohen në vende të qeta, në afërsi me klinikën dhe me kushte moderne. Për të siguruar një eksperiencë unike, ne ofrojmë një shërbim me stafin shoqërues në vend, nga mbërritja në aeroport deri në kthim.