Vendosja e implanteve zigomatike është një metodë specifike që përdoret për të trajtuar pacientët që kanë pësuar humbje kockore. Këto implante janë më të gjata dhe me kënd më të pjerrët sesa ato që përdoren gjatë procedurave të zakonshme të implanteve dentare.
Në vend që të vendosen direkt në kockën e nofullës, gjatësia e implanteve zigomatike mundëson vendosjen e tyre në mollëzën e pacientit (zigoma). Zigoma është një kockë tepër e dendur e cila ofron mbështetje të mjaftueshme për implantet gjatë gjithë jetës së pacientit.
Ky lloj implanti është veçanërisht i dobishëm për pacientët me humbje të rëndë kockore të cilët janë refuzuar nga klinika të tjera. Shkalla e suksesit është jashtëzakonisht e lartë pasi transplantimi kockor nuk është i nevojshëm. Kur vendosen nga një kirurg i trajnuar, implantet zigomatike janë të sigurta dhe kanë ndihmuar mijëra njerëz të rikuperojnë shëndetin e tyre.
Përdorimet e Implanteve Zigomatike
Kur nuk ka kockë të mjaftueshme në dispozicion, implantet zigomatike mund të përdoren për të vendosur një proteze fikse, e cila përmirëson jo vetëm funksionin por edhe estetikën e dhëmbëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së pacientit. E gjithë procedura zakonisht zgjat rreth 24 orë. Kirurgu do të vendosë për numrin e saktë të implanteve zigomatike që nevojiten; zakonisht kërkohen 2 deri në 4 implante.
Kirurgët tanë Oral dhe Maksilo-Facial janë të vetmit specialistë me përvojë që kryejnë procedurat e implantit zigomatik. Ky trajtim është më i komplikuar se implantet e zakonshme dentare dhe kërkon më shumë kohë për t’u kryer. Megjithatë, brenda 24 orëve, dentistët tanë mund të sigurojnë vendosjen e një grupi dhëmbësh të përhershëm të mbështetur tek implantet. Implantet zigomatike ofrojnë një zgjidhje për pacientët që kanë nuk kanë sasi të mjaftuehme kockore për implantet dentare tradicionale. Përdorimi i këtyre implanteve shmang problemet që mund të ndodhin gjatë një procedure për transplantin kockor.
Ky trajtim është zgjedhja e preferuar për njerëzit me humbje të rëndë kockore që duan të zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Studimet shkencore kanë vërtetuar qendrueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të implanteve zigomatike. Për më tepër, të gjithë ata pacientë që kanë kryer këtë trajtim janë të kënaqur me pamjen dhe funksionin e dhëmbëve të rinj.