Dentistria
Përgjithshme

Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme.

Dentistria
Përgjithshme

Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme.

Dentistria përgjitshme

Higjena dhe parandalimi i sëmundjeve orale është mënyra më e sigurtë për të pasur një buzëqeshje perfekte dhe të shëndetshme. Një higjenë e përditshme korrekte mundëson parandalimin e problemeve të shumta dentare si kariesi, gingiviti dhe paradontiti, duke garantuar dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë jetën. Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit.

Kontrollet e përgjitshme

Përveç masave vetjake është e këshilluar një kontroll tek dentisti dy herë në vit. B Dental Pro ofron të gjitha kontrollet e plota profesionale

Fluorizimi

Konsiston në administrimin e fluorit për të parandaluar lezionet karioze dhë për të forcuar smaltin së bashku me strukturën dhëmbore

Silantet

Silantet përmbajnë edhe fluor i cili çlirohet në mënyrë konstante duke e bërë smaltin edhe më rezistent. Pengojnë edhe krijimin e kariesit në zona të caktuara

Fasetat Dentare

Fasetat kanë si avantazh ruajtjen e sa më shumë strukture dentare, dhe ka raste kur vendosja e tyre bëhet edhe pa e prekur fare dhëmbin egzistues

Zbardhimi profesional

Pacientët që nuk janë të kënaqur nga ngjyra e tyre e smaltit mund të përfitojnë nga një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e shpejtë që është zbardhimi profesional me lazer

Protezat Dentare

Përveç problemit estetik dhe psikologjik që ul besimin në vetvete, mungesa e dhëmbëve sjell edhe pasoja funksionale, dëmtime të artikulacionit temporo-mandibular

Dentistria Konservative

Merret me kujdesin e dhëmbëve të prekur nga proceset karioze, proçedurat për eleminimin e kariesit dhe mbylljen e kaviteteve dhe dëmtimin e dhëmbëve nga erozioni i zmaltit,

Endodoncia

Falë metodave moderne për pastrimin dhe medikamenteve intrakanalare, ultratingullit dhe lazerit, është rritur në mënyrë të dukshme suksesi në trajtimin e infeksioneve dentare

Radiografia dixhitale

Radiografia dixhitale intraorale dhe panoramike i ofron një ndihmë shumë të madhe dentistrisë moderne për vendosjen e diagnozave klinike
bdental_slidermain_02
bdental_slidermain_01.1
bdental_slidermain_03

Fasetat direkte me kompozit

Këto faseta krijohen duke shtuar mbi dhëmbë shtresa të ndryshme kompozitësh dentarë. Eshtë një proçedurë që mbaron në një seancë prandaj nuk ka nevojë për fazat laboratorike. Ato sigurojnë një estetikë të mirë, por në krahasim me fasetat qeramike, e humbasin pak shkëlqimin fillestar me kalimin e viteve. Një ndër avantazhet e tyre, përveç kostos dhe thjeshtësisë, është që janë të riparueshme në rast se pësojnë dëmtime të vogla.

Fasetat feldspatike

Janë më të mirat nga pikëpamja estetike, por edhe më të kushtueshmet duke qënë se proçesi i prodhimit të tyre është komplet artizanal dhe kompleks. Modelimi i tyre bëhet me dorë duke vendosur qeramikën shtresa-shtresa mbi dhëmbin në modelin e allçisë. Sigurojnë estetikë dhe natyralitet maksimal. Janë më pak të forta se fasetat emax dhe kanë përputhje më të ulët me dhëmbin se ato.

Fasetat Emax

Fasetat Emax përbëhen nga qeramikë e presuar (Emax press Ivoclar). Kanë një estetikë të shkëlqyer, mbase edhe pse jo të njëjtë me ato feldspatike. Megjithatë avantazhet nuk janë të pakta, mbi të gjitha për sa i përket jetëgjatësisë dhe rezistencës. Fasetat feldspatike humbasin pak nga natyraliteti i tyre pas disa viteve dhe janë më jetëshkurtra se ato Emax. Ndërkohë fasetat Emax kanë puthitje më preçize me dhëmbin por kërkojnë preparimin e më shumë strukture dentare për ti realizuar.Te dyja ofrojnë buzëqeshjen që keni ëndërruar! Ja lini në dorë profesionistevë tanë të vendosin se cila alternativë është më e mirë për ju.

Protezat Dentare

Mungesa e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të zakonshme të pacientëve. Përveç problemit estetik dhe psikologjik që ul besimin në vetvete, mungesa e dhëmbëve sjell edhe pasoja funksionale, dëmtime të artikulacionit temporo-mandibular, kequshqyerje dhe probleme në sistemin tretës.Klinika jonë vë në dispozicion të gjitha njohuritë për ti rikthyer pacientëve buzëqeshjen dhe funksionin, duke ju përshtatur më së miri edhe gjëndjes ekonomiko-sociale të tyre.

Protezat e Lëvizshme

  • Protezë totale rezine (mungesë e plotë e dhëmbëve)
  • Protezë parciale rezine me tela (mungesë e pjesshme e dhëmbëve)
  • Protezë elastike
  • Protezë totale rezine e përforcuar me skelet metalik
  • Protezë e skeletuar
  • Protezë me atashmente
  • Protezë mbi implante (Overdenture)

Protezat fikse

  • Kurora dhe ura metal-porcelani, zirkoni, ari ose paladiumi
  • Kurora Emax për estetikë maksimale në dhëmbët anteriorë
  • Faseta Emax
  • Kurora dhe ura mbi implante dentare
  • Inlay, Onlay, Overlay (mbushje qeramike)

Dentistria Konservative

Trajtimi i kariesit dentar

  • Mbushjet me kompozit (të bardha)
  • Mbushjet me amalgam (të zeza)
  • Inlay, onlay (mbushje qeramike)

Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar

  • Vida të parafabrikuara metalike ose qelqia
  • Vida të derdhura (të individualizuara sipas anatomisë së kanalit të dhëmbit
  • Zgjatje e kurorës klinike ( zbulimi i kufirit të shëndoshë në një dhëmb të kariuar ose të thyer)

Kërkesë për një preventiv

Ne mund t'ju dërgojmë një vlerësim për të gjithë punën që duhet të bëjmë bazuar në panoramën tuaj dentare. Ky shërbim është pa pagesë dhe kryhet me përkushtim maksimal nga stafi ynë