Ortodoncia

Është një degë e specializuar që synon tërësisht parandalimin dhe trajtimin e parregullsive dentare dhe të fytyrës

Ortodoncia

Është një degë e specializuar që synon tërësisht parandalimin dhe trajtimin e parregullsive dentare dhe të fytyrës

Ortodoncia

Është një degë e specializuar që synon tërësisht parandalimin dhe trajtimin e parregullsive dentare dhe të fytyrës, kryesisht mosbarazimin e dhëmbëve dhe strukturat e dy harkadave.

Praktika e ortodoncisë kërkon aftësi të konsiderueshme profesionale në projektimin, aplikimin dhe kontrollin e paisjeve korrigjuese për të sjellë buzët, dhëmbët dhe nofullën në një pozicion të përshtatshëm dhe të fitojnë një ekuilibër të shkëlqyer.

Trajtimi ortodontik mund të kryhet nga të gjitha moshat por preferohet të kryhet trajtimi gjatë fazave të rritjes pasi gjasat për të qënë në gjendje të krijojnë një harmoni dento- skelektike që mund të jenë të qëndrueshme me kalimin e kohës janë më të mëdha.

Ortodoncia Interceptive

Ortodoncia interceptive është hapi i parë për të pasur raporte të sakta midis nofullave dhe rreshtim të rregullt të dhëmbëve. Si për të gjitha patologjitë e tjera , parandalimi apo trajtimi i hershëm japin rezultatet më të mira. Aparatet interceptive fikse përdoren për të rregulluar diskrepancat transversale të nofullës së sipërme dhe quhen “ zgjerues të shpejtë”.

Ortodoncia Fikse

Sistemi fiks tradicional përdor pllaka metalike të cilat janë e vetmja zgjidhje për rastet e vështira. Përvec pllakave metalike mund të përdoren edhe pllaka estetike. Idealja është që trajtimi të nis në moshën 12-14 vjeç por ortodoncia fikse nuk ka një limit moshe, kështu që nuk është kurrë vonë për të pasur një buzëqeshje të bukur. Trajtimi zgjat rreth 2 vjet megjithatë kjo është në varësi nga lloji i anomalisë.

Aparatet me pllaka estetike

Për të tejkaluar këtë vështirësi estetike, falë teknologjisë së avancuar, pllakat metalike mund të zëvendësohen me pllaka qeramike apo pllaka zafiri.
Pllakat e qeramikës kanë ngjyrën e dhëmbit, ndërsa pllakat e safirit janë transparente, kështu që bëhet vërtet e vështirë të dallosh prezencën e tyre.

Ortodoncia e padukshme

Janë gjenerata e fundit e aparateve ortodontike, të cilat mund të ndryshojnë përgjithmonë buzëqeshjen dhe jetën tuaj. Ky trajtim përfshin një seri makserinash plastike totalisht transparente, të prodhuara në laboratorë të çertifikuar, nga një material special që quhet SmartTrack. Prodhimi i maskerinave bëhet duke ndjekur udhëzimet e mjekut ortodont pasi ka studiuar rastin tuaj.

Sistemi Damon

Sistemi Damon nuk përdor ligatura llastiku për të fiksuar telin që kalon në pllakat metalike por përdor një mekanizëm pasiv si nje derë, i cili ul friksionin dhe i jep mundësi dhëmbëve të lëvizin më shpejt, pa dëmtuar kockën apo gingivat. Mungesa e ligaturave lehtëson mbajtjen e higjenës e cila është një faktor shumë i rëndësishëm për këdo që mban aparate ortodontike.

Kërkesë për një preventiv

Ne mund t'ju dërgojmë një vlerësim për të gjithë punën që duhet të bëjmë bazuar në panoramën tuaj dentare. Ky shërbim është pa pagesë dhe kryhet me përkushtim maksimal nga stafi ynë