Implantologjia

Është një alternativë e vlefshme për proteza fikse dhe të lëvizshme

Implantologjia

Është një alternativë e vlefshme për proteza fikse dhe të lëvizshme

Implantologjia

Është një alternativë e vlefshme për proteza fikse dhe të lëvizshme. Krahasuar me protezat fikse implanti jep të njëjtin rezultat pa sakrifikuar dhëmbë të tjerë për të bërë një urë. Në krahasim me protezat e lëvizshme sidomos nëse është e plotë, përparësia është më e madhe sepse pacienti nuk ka ndjesinë e një trupi të huaj në gojë.

Implanti është një rrënjë artificiale që zëvëndëson atë të humbur në të cilën fiksohet proteza. Kjo teknikë mund të përdoret në zëvëndësimin e disa dhëmbëve. Implantologjia moderne bazohet në parimin e osteointegrimit që është përdorimi i një materiali biokompaktibël, ky material është i bërë prej titani të cilin trupi e njeh si të vetin dhe integrohet në mënyrë perfekte. Integrimi kockor është optimal dhe afatgjatë.

Ka shumë lloj implantesh të formave dhe madhësive të ndryshme, implantologu do të këshillojë modelin dhe masën më të përshtatshme për çdo rast individual. Duhet të theksohet, se ka kushte në të cilat implantologjia nuk është e përshtatshme ose nuk është e mundur. Kundër ndikimet mund të jenë të lidhura me pacientin, me gojën ose me pozicionin ku do të futet implanti.

PJESA 1

Rrënja artificiale ose vidha

Do të thotë vidhosja e futur në kockën mandibulare, e cila zëvendëson rrënjën natyrale që mungon, mund të jetë me gjatësi të ndryshme dhe prej titani ose zirkoni.
PJESA 2

Struktura suportuese

Është elementi që lidh implantin me kurorën e dhëmbëve. Njëra pjesë është e fiksuar brenda gingivës dhe pjesa tjetër del si gjilpërë, mbi të cilën do të fiksohet kurora.
PJESA 3

Kurora dentare

Kurora dentare ne qeramike eshte identike me dhembin natyral, aq sa nuk do te gjeni dallime estetike

B Dental Pro përdor implante të një cilësie dhe garancie të lartë si, Megagen, Straumann, Schutz, Ankylos Dentsply, sipërfaqja e të cilëve trajtohet me përbërës të ndryshëm për të shpejtuar dhe lehtësuar proçesin e osteointegrimit. Falë gamës së gjerë të elementëve protetikë, të cilët kompanitë distributore i ofrojnë me garanci të përjetshme, mund të ndërtojmë dhëmbë fiks me funksionalitet, natyralitet dhe jetëgjatësi maksimale. Vendosja e implanteve dentare është një proçedurë kirurgjikale e thjeshtë, e shkurtër dhe pa dhimbje, gjatë së cilës pacienti është totalisht i relaksuar si rezultat i sedacionit venoz koshient.

Me implantet dentare është e mundur të zëvendësohen të gjithë dhëmbët në rastin e mungesës totale të tyre. Në këtë mënyrë nuk keni pse të vuani apo te sikletoseni nga frika e lëvizjes së protezave gjatë ushqimit apo bashkëbisedimit me miqtë tuaj.

Numri minimal i implanteve dentare, që nevojiten për të zëvendësuar me dhëmbë fiks një harkadë të plotë, është katër. Nga kjo vjen edhe emri i teknikës “All on 4” ose “ E gjitha mbi katër”. Por sa më i lartë të jetë numri i implanteve në një nofull aq më mirë do të jetë funskioni dhe jetëgjatësia e tyre, sepse forcat shpërndahen në mënyrë të barabartë mbi secilin implant dhe zvogëlohet mundësia që njëri prej tyre të mbingarkohet. Në përgjithësi nofulla e sipërme kërkon një numër më të madh implantesh sepse cilësia e kockës nuk është e njëjtë më nofullën e poshtme, prandaj për zëvendësimin e të gjithë dhëmbëve në nofullën e sipërme zakonisht përdoren teknikat “All on 6” dhe “All on 8”.

ALL IN 4

Kjo teknikë konsiston në vendosjen e katër implanteve dentare dhe fiksimin e një proteze fikse mbi to. Zakonisht përdoret në nofullën e poshtme në rastet kur pacienti nuk ka kockë të përshtatshme për vendosjen e gjashtë implanteve. Në këtë mënyrë dy implantet e fundit pozicionohen në një kënd të pjerrët duke evituar kështu struktura të rëndësishme anatomike siç është nervi mandibular dhe sinusi maksilar

ALL IN 6

Me këtë teknikë zëvendësohet në mënyrë perfekte e gjithë harkada dentare më një numër maksimal dhëmbësh: 12 ose 14 dhëmbë metal-porcelani ose zirkoni. Në rastet kur cilësia e kockës nuk është e mirë, zakonisht kjo ndodh në nofullën e sipërme, atëherë kirurgu rrit numrin e implanteve duke vendosur 7 ose 8 implante në një nofull.

OVERDENTURE

Në ndryshim nga teknikat e mësipërme në këtë sistem punimi definitiv nuk është i filetuar apo i ngjitur mbi implantet, por është kapur me to me një sistem barrë-kontrabarrë ose me një sistem atashmentesh mashkull-femër. Faza kirugjikale mbetet e ngjashme me teknikat e tjera dhe mund të përdoren 6, 4 ose ndonjëherë edhe 2 implante për të mbajtur protezën

PTERIGOID

Kur një pacient diagnostikohet me nofulla atrofike (nofulla që kanë mungesë të kockës), nuk mund të vendosen implante dentare tradicionale. Në këto kushte për të pasur dhëmbë fiks përdoren implantet pterigoid.
bdental_slidermain_02
bdental_slidermain_01.1
bdental_slidermain_03

Cilat janë avantazhet e implanteve dentare?

Më lart ne kemi përshkruar se si një implant dentar i lejon pacientit të fitojë një funksion mastikues efikas dhe një buzëqeshje natyrale, të dyja të prekura nga mungesa e një ose më shumë dhëmbëve. Zgjedhja e implanteve dentare në vend që të mbështeteni në ura ka disa përparësi, të cilat janë të shumta, ndër to janë:

Estetikisht identikë me dhëmbët natyralë
Fiksohen në mënyrë të përhershme dhe të sigurt
Nuk shfaqin probleme për dhëmbët pranë
Janë një zgjidhje jashtëzakonisht e qëndrueshme

Kërkesë për një preventiv

Ne mund t'ju dërgojmë një vlerësim për të gjithë punën që duhet të bëjmë bazuar në panoramën tuaj dentare. Ky shërbim është pa pagesë dhe kryhet me përkushtim maksimal nga stafi ynë